3.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Geci: Komunikata 59 është shkruar nga Thaçi

Fadil Geci thotë se komunikata 59 e cila njolloste vëllezërit Geci, është shkruar nga Hashim Thaçi.

Këtë gjë, Geci e tha të martën gjatë dëshmisë së tij në Hagë, duke u përgjigjur në kundërpyetjet e mbrojtjes së Thaçit përmes avokatit Luka Mishetiq.

“E kam ditë që Hashim Thaçi e ka shkru. Prej ditës të parë që e ka shkru, unë e kam ditë dhe i kam shku në shpi e i kam thanë ama përgjigjen për komunikatën 59. Ka thanë brenda ni muaji babai i tij që ta dha përgjigjen e kurrë s’ma ka dhanë përgjigjen”, tha Geci.

Arsyeja se pse s’e ka dhënë këtë përgjigje, sipas Gecit, është se Thaçi i ka dashur njerëzit e vdekur.

“Na jemi gjallë e ka mendu që edhe neve me na likuidu. Por, jemi këtu dhe na ka ruajt Zoti për me e thanë të vërtetën edhe me e shkru të vërtetën e jo rrenën. Vetëm të vërtetën e jo rrena”, tha Geci.

Avokati Mishetiq i tha dëshmitarit se në një rast Thaçi dhe Veseli kanë qenë ndërmjetësues në një mosmarrëveshje me Azem Sylën dhe Gani Gecin.

“Vëllai yt, Gani Geci e ka përdorur Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin si ndërmjetës për të ndërmjetësuar një mosmarrëveshje me Azem Sylën, kështu?”, tha Mishetiq.

Si rrjedhojë, dëshmitari tha se është e vërtetë që janë takuar. Krahas kësaj, avokati Mishetiq tha se kjo ka ndodhur më 2013 dhe se ata kishin pranuar që të akuzuarit të ishin ndërmjetësuese në mosmarrëveshjen që kishin me Azem Sylën.

“Është rregull e shqiptarit që kur nuk të pret i zoti i shpisë. I zoti i shpisë është vëllai i madh, Halili, unë jam i dyti jam, i treti Haxhia, i katërti, i pesti iu kom besu me folë me ta e jo unë. As në shpi timen kurrë nuk është pranu se e kam ditë çfarë është”, tha Geci.

Geci shtoi se takimi është bërë në Llaushë, jo në shtëpinë e tij, por të Jetullah Gecit i cili sipas tij është dajë i Adem Jasharit.

Mishetiq tutje pyeti dëshmitarin se a është e vërtetë që deri para këtij ndërmjetësimi nuk e kanë ditur se kush e shkroi komunikatën 59.

Dëshmitari insistoi sërish në përgjigjen e tij, duke thënë se e kanë ditur që prej ditës së parë dhe se e kanë pyetur të gjithë Shtabin.

“Azem Syla ka folë e ka thanë që unë e kam shkru. Azem Syla ka thënë që unë qëndroj mbas saj. Azem Syla ka thanë që unë qëndroj mbas saj. Pyetni se nuk e di a qëndron a nuk qëndron apo ka ndërru mendje edhe ai. Kur të vjen këtu pyetni, por publikisht ka thënë që unë qëndroj mbas kësaj, mbas një rrene”, tha Geci.

Edhe gjatë kohës së ndërmjetësimit, Geci tha se e kanë ditur që komunikata është shkruar nga vetë Thaçi.

“E kemi ditë, por kem dashtë me e ditë çka po thonë vetë se kanë folë rrena sa kanë mujt, kanë fol rrena e kanë kërku falje. Komunikatën e ka shkru Hashim Thaçi. A është e kjartë kjo tash? Këta është e kjartë për publik edhe për ty besoj se nuk ka nevojë më shumë se kush e ka shkru”, tha Geci, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img