Site icon PrishtinaPress

Gecaj: UÇK e kishte luftën të imponuar

Deklaratës së Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Dacic se ” shqiptarët që po luftojnë sot për ISIS-in, dje luftonin për UÇK-në” i është kundërpërgjigjur zëvëndësministri nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj duke shprehur se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) e kishte luftën të imponuar nga Serbia.

“Daçiq paska konstatuar se “shqiptarët që po luftojnë sot për ISIS-in, dje luftonin për UÇK-në”. Por ai si duket harron që UÇK ishte ushtri çlirimtare të cilës lufta i ishte imponuar nga makinera vrastare serbe dhe e udhëhequr mu nga qeveria e Daçiqit. Ndërsa, xhelatët serbë masakruan të gjithë fqinjët e deridjeshëm të tyre, para se të merrnin botën në sy, e të gjenden thuaja në secilin konflikt në botë; kuptohet, në anën e cila paguante më shumë.” ka shkruar Bajram Gecaj.
Exit mobile version