0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Gecaj: Qeveria e Kosovës nuk pranon ultimatume prej askujt

Për Asociacionin, Lista Serbe duhet të bisedojë me shefin e tyre, Isa Mustafën. Lista Serbe, por edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, disa herë kanë hedhur ultimatume në drejtim të Qeverisë së Kosovës që të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, ose nëse një gjë e tillë nuk ndodh deri më 15 shkurt, ata njëanshëm do të formojnë AKS-në.

Por, Qeveria e Kosovës nuk e ka ndërmend të pranojë ultimatume nga askush e hiç më pak nga Lista Serbe.

Kështu tha për Lajmi.net, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Bajram Gecaj.
“Qeveria e Kosovës nuk pranon ultimatume prej askujt”, tha ai.

Sipas Gecajt, Kosova e ka obligim me ligj dhe me vendim të Gjykatës Kushtetuese të themelojë AKS-në, por kur do të ndodhë, ai nuk dha një datë të caktuar.

“Ne e kemi obligim ligjor të themelojmë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, edhe aty do ta themelojmë siç e kemi në bazë të ligjit 2013, po ashtu edhe në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese e kemi obligim të themelojmë AKS-në”, theksoi këshilltari i Isa Mustafës, raporton lajmi.net.

Gecaj deklaroi se Asociacioni nuk do të themelohet në vakum politik siç po ndodh tani, por thotë se në kohë të përshtatshme do të formohet.

“Megjithatë, ai nuk themelohet në një vakum politik, por në një atmosferë të përshtatshme politike”, u shpreh për lajmi.net, Gecaj.

Në fund Gecaj, pati një porosi për Listën Serbe, “në në vend të që lëshojë ultimatume do të ishte mirë që të kthehet në institucionet e Kosovës edhe të bisedojnë me shefin e tyre”.
“Lista Serbe në vend të që lëshojë ultimatume do të ishte mirë që të kthehet në institucionet e Kosovës edhe të bisedojnë me shefin e tyre, kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën, më pas ne do të merremi vesh si do të shkoj ky proces”, tha Gecaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img