11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Gecaj: Opozita ka mbetur me dy këmbët në lloç (VIDEO)

Në Qeverinë e Kosovës paralajmërojnë se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi mund të dërgohet në Kuvend gjatë këtij muaji.

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj ka thënë për RTV21, se që nga fillimi ka pasur thirrje nga përfaqësuesit ndërkombëtar që demarkacioni të kaloj sa më shpejt.

“Fatkeqësisht që nga fillimi kjo është shndërruar në një kauzë politike të Vetëvendosjes, apo opozitës në përgjithësi, në mënyrë që të përmbyset pushteti. Në fillim kanë hyrë në lojën e Vetëvendosjes, pra me mjetet e dhunës, është mirë që tash dy partitë tjera opozitare kanë dal nga ai sistem i dhunës, pra kanë filluar të reagojnë në mënyrë institucionale”, ka thënë Gecaj, duke shtuar se ai nuk beson se kjo iniciativë do të kalojë.

Sipas tij, partitë opozitare kanë besuar se me këto dy marrëveshje do të mund të përmbyset qeveria, por tashmë kanë mbetur në lloçë siç thotë ai me dy këmbë.

Gecaj theksoi se është e rëndësishme që kohët e fundit lista serbe ka dhënë sinjale pozitive, duke thënë se janë të gatshëm ta votojnë demarkacionin.

Derisa klasa politike të gjejë zgjidhje për ta përmbyllur çështjen e shumë përfolur demarkacionin, qytetarët vazhdojnë të presin në radhë të gjata para ambasadave në kërkim të lirisë së lëvizjes në zonën Shengen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img