Site icon PrishtinaPress

Gecaj: Nëse nuk e miratojmë demarkacionin këtë muaj, i humbim vizat

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, njëherësh edhe këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, ka thënë se çështja e demarkacionit ka gjasa që këtë muaj të nxirret në Kuvend

Gecaj ka thënë për Gazetën Express se do të bëjnë çmos që ta nxjerrin në Kuvend marrëveshjen e demarkacionit brenda këtij muaji.

Zëvendësministri ka thënë se nëse kjo nuk ndodh gjatë këtij muaji, nuk do të ketë liberalizim të vizave për këtë vit.

“Ekzistojnë gjasat se nëse çështja e demarkacionit nuk del në Kuvend gjatë këtij muaji, nuk do të ketë liberalizim të vizave për sivjet”.

Exit mobile version