-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Gecaj-Mujës: Nuk është mëkat të shkohet në zgjedhje, por duhet të respektohen marrëveshjet

Bajram Gecaj, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj deklarimeve të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaip Muja, se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, duke theksuar se marrëveshjet duhet të respektohen.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se deputeti Muja po flet me tonin e opozitës përballë Qeverisë.

“Fillimisht mendova se portalet kishin publikuar deklarime të opozitës, por se gabimisht i kishin adresuar në emrin e Shaip Mujës. Vërtetë nuk është kurrfarë mëkati të shkohet në zgjedhje të parakohshme, por gjithashtu nuk është kurrfarë mëkati edhe të respektohen marrëveshjet dhe qeverisjet të futen në binarët e cikleve normale zgjedhore. Ndërsa, asociacionin kjo qeverisje e ka trashëguar nga qeveria e kaluar, dhe zyrtarët e PDK-së nga koalicioni i tanishëm kontribuuan në të gjitha fazat e këtij procesi. Involvimi i Gjykatës Kushtetuese është kryekëput meritë e ekipit të përbashkët negociator, dhe ne e sigurojmë publikun se është mu kjo gjykatë e cila do t’i japë vulën këtij procesi në të gjitha fazat e tij; pra, edhe ne rastin e statutit të Asociacionit, por edhe të ndryshimeve/amandamentimeve të mundshme në të ardhmen”, ka shkruar Gecaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img