6.8 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Gecaj: Kërkesa e VV-së për koalicion me LDK-në është ofenduese

Zv.ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka komentuar deklaratat e Dardan Molliqajt, i cili të martën tha se VV do të mundë të bëjë koalicion me LDK-në vetëm nëse Isa Mustafa nuk është pjesë e saj.

Gecaj e ka quajtur lëvizje anarkiste VV-në. Ai ka thënë se LDK-ja është në krye me Isa Mustafën është shkollë për partitë e tjera.

“Ata dhe jo vetëm ata po harrojnë se LDK është shkollë e demokracisë dhe prej saj si dhe prej z. Mustafa anarkistët mund të mësojnë shumë, por ja që anarkistët janë nxënës të pazellshëm të cilët gjithmonë mungojnë në orët e politikëbërjes demokratike dhe shtetndërtimit”, ka shkruar Gecaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Lëvizja Anarkiste e Vetëvendosjes (LAV) po thotë se hynë në koalicion me ne por vetëm pa Isa Mustafën në kreun e LDK-së? Kjo përveç që është kërkesë ofenduese, gjithashtu është në kundërshtim me votat e anëtarësisë së gjerë të LDK-së, fal të cilave z. Mustafa është aty ku është. Për më shumë, kjo është edhe kërkesë krejt antidemokratike.

Por për aktivistët anarkistë pak qon peshë vullneti demokratik institucional i qytetarëve; me rëndësi është që të përpiqen dhe të shkaktojnë përçarje, dhe mbi të gjitha të vijnë në pushtet me çdo kusht dhe me gjithfarë metodash. Ata dhe jo vetëm ata po harrojnë se LDK është shkollë e demokracisë dhe prej saj si dhe prej z. Mustafa anarkistët mund të mësojnë shumë, por ja që anarkistët janë nxënës të pa zellshëm të cilët gjithmonë mungojnë në orët e politikbërjes demokratike dhe shtetndërtimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img