Site icon PrishtinaPress

Gecaj i LDK’së: S’e kuptoj se si një ushtar i UCK-së merr vendimin të udhëtojë përmes Serbisë

Zyrtari i LDK’së, Bajram Gecaj, ka thënë se ushtarët e UCK’së nuk duhet të udhëtojnë përmes Serbisë.

Sipas tij, Policia atje mund t’i ndalojë shqiptarët dhe t’i maltretojë e t’i arrestojë.

Ai tha se në Serbi ka udhëtuar vetëm dy herë, por si zyrtar.

“Unë vërtetë nuk e kuptoj se si një ushtar i UCK-së merr vendimin të udhëtojë përmes Serbisë – këtë nuk e arsyeton bash asgjë, në veçanti jo rruga më e shutër e harxhimet më të vogla. Serbia është një shtet autoritar që ka ngelur ende në mendësinë Milosheviqiane. Si e tillë, është e pakuptimte që shqiptarët në përgjithësi të udhëtojnë përmes Serbisë, sepse nuk ka nevojë askush “t’i shtijë therrë në këmbë vetes”. Thjeshtë për teke, ata mund të të ndalojnë, të maltretojnë e të arrestojnë. Unë kam udhëtar dy herë në Serbi dhe atë në kapacitet zyrtarë: një herë së bashku me një zëvendësministre tjetër kishim përfaqësuar Republikën e Kosovës në një konferencë, në Beograd, me karakter ndërkombëtarë; dhe herën e dytë kisha vizituar Luginën e Preshevës, në kapacitetin e koordinatorit (të parë të emëruar) të Republikës së Kosovës për Luginën. Vizitën apo transitin përmes Serbisë unë mund ta konsiderojë vetëm atëherë kur ky shtet të ndryshojë radikalisht dhe të përqafojë vërtetë standardet euro-atlantike.”

Exit mobile version