3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Gecaj: Dukagjinasit po duan vota duke rrezikuar fatin e Kosovës

Zëvendësministri nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ju ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos heshtin në lidhje me çështjen e Demarkacionit. Gecaj ka deklaruar se disa njerëz, sidomos ata që vijnë nga Rrafshi i Dukagjinit, po duan të fitojnë vota duke rrezikuar fatin e Kosovës nëpërmjet një sajese të rrezikshme.
Ai po konsideron se ky problem tashmë po nxirret nga konteksti aktual juridiko-politik dhe disa njerëz po mundohen ta vendosin vetën në kontekstin historik.
“Të jesh deputet e të bësh sehir, sidomos në rrethanat kur kërkohet ta thuash fjalën tënde me bindje të plotë e pa hezitim, është papërgjegjësi para qytetarëve që ta kanë dhënë votën dhe para interesave nacionale të vendit tënd”, ka shkruar Gecaj.
Ai shton se asgjë nuk e arsyeton heshtjen, përballë një siç e ka quajtur Gecaj, sajese të rrezikshme për fatin e Kosovës. Madje sipas tij, këtë po e bëjnë disa njerëz veçanërisht.
“Sidomos ata që vijnë nga rajoni i Rrafshit të Dukagjinit, qojnë ujë në mullirin e atyre që na shesin mjegull, e cila ju duhet në gjuetinë për vota të cilat duan t’i fitojnë në emër të një sajese të rrezikshme për të gjithë ne dhe për fatin e Kosovës”, ka deklaruar Gecaj.
Shkrimi i tij i plotë:
KUVENDARË, JU LUSIM TË MOS HESHTNI
Duke u thirrur në patriotizëm, disa po e nxjerrin demarkacionin nga konteksti aktual juridiko-politik dhe po mundohen ta vendosin vetëm në kontekstin historik
Të jesh deputet e të bësh sehir, sidomos në rrethanat kur kërkohet ta thuash fjalën tënde me bindje të plotë e pa hezitim, është papërgjegjësi para qytetarëve që ta kanë dhënë votën dhe para interesave nacionale të vendit tënd. Kjo vlen gjithkund dhe gjithmonë. Mirëpo ka rrethana kur kjo përgjegjësi rritet dhe zgjerohet, dhe ka rrethana kur hezitimi i deputetit barazohet me papërgjegjësi ndjellakeqe. Sot kuvendarët tanë në Kuvendin e Kosovës kanë përgjegjësi të tillë në rritje të vazhdueshme, e cila, pos tjerash, determinohet nga rrethanat e krijuara, sidomos mbi demarkacionin.
Të mos flasësh për demarkacionin tani e të jesh deputet, të hezitosh të marrësh vendim të qartë e ta përfaqësosh qytetarin, të mos rreshtohesh aty ku je i bindur se është e vërteta e ta kesh dhënë betimin për të vërtetën, është e pa drejtë, e papërgjegjshme dhe jo vetëm kaq. Jo vetëm kaq, sepse duke hezituar, duke mos u ballafaquar me realitetin e krijuar, herë nga droja, herë nga kinse mungesa e informacionit, herë nga interesat e ngushta, sidomos ata që vijnë nga rajoni i Rrafshit të Dukagjinit, qojnë ujë në mullirin e atyre që na shesin mjegull, e cila ju duhet në gjuetinë për vota të cilat duan t’i fitojnë në emër të një sajese të rrezikshme për të gjithë ne dhe për fatin e Kosovës.
Disa kuvendarë po harrojnë se çlirimi i vendit tonë e ka një datë, e ka një histori, dhe e ka ‘Deklaratën e Pavarësisë’. Atyre duhet t’ua kujtojmë se kufijtë dhe sovraniteti i vendit tonë janë rezultat i këtyre proceseve kruciale, e jo i kalkulimeve politikaneske regjionale e klanore. Këtyre dhe të tjerëve si këta duhet tua bëjmë të njohur se ne po e kuptojmë djallëzinë tuaj, sepse ju, duke u thirrur në patriotizëm, po e nxirrni demarkacionin nga konteksti kohor dhe po mundoheni ta vendosni në kontekstin historik. E pandershme, e papranueshme. Po luani rrezikshëm me fatin e Kosovës.
Prandaj, kuvendarë, është koha të kuvendoni, e ta thoni atë që mendoni. Heshtja sot në këto rrethana është hile e papranueshme, dorëzim para një oguri të zi. Kosova nuk mund të humb çdo gjë – edhe rrugëtimin e saj evro-atlantik, edhe integrimet evropiane, edhe miqtë ndërkombëtarë, edhe normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët, edhe zhvillimin dhe përparimin, dhe edhe kualitetin e jetës së qytetarëve. Pse disa që e kanë inatin më të madhe se pragmatizmin, fabrikojnë humbjen e tokës për të fituar atë që nuk ua dhanë qytetarët – pushtetin. Kuvendarë, ju lusim të mos heshtni!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img