2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Gecaj demanton përplasjen ndërmjet Mustafës dhe Veselit për Demarkacionin

Zërat se ka përlasje ndërmjet Kryetarit të Kuvendi, Kadri Veseli dhe kryeministrit Mustafa, i ka mohuar këshilltari i këtij të fundit, Bajram Gecaj.

Ai e ka mohuar kategorikisht se ka përplasje ndërmjet liderëve të dy partive në koalicion, duke shtuar se ata do të koordinohen për kohën se kur do të dërgohet Demarkacioni në Kuvend.

“Nuk ka përplasje, absolutisht nuk ka. Tash ata do të koordinohen dhe shumë shpejt do të vendosin se kur do të dërgohet në Kuvend çështja e Demarkacionit”, ka thënë Gecaj për lajmi.net

Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, tha gjithashtu se Demarkacioni është edhe arsyeja pse kryeministri Mustafa do të shkojë në Bruksel ditëve në vijim.

“E dini se kryeministri Mustafa po shkon në Bruksel për këtë çështje dhe të gjitha këto duhet të koordinohe, sapo që kjo të ndodhë edhe mediat do ta marrin vesh”, ka deklaruar Bajram Gecaj.

Veseli dhe Mustafa dje zhvilluan biseda telefonike me zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Hoyt Yee ku u dakordua se Demarkacioni duhet të shkojë sa më shpejtë që është e mundur për votim në Kuvend.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img