Synimi i madh i Interit këtë afat kalimtar, Luka Modric, dëshiron të largohet nga kampionët aktual të Evropës.
Kapiteni i Kroacisë që po shijon ditët e fundit të pushimeve, është i lihdur me një lëvizje në drejtim te Serie A, ku po kërkohet nga skuadra e Interit.
Edhe pse trajneri i ri i Real Madridit, Julen Lopetegui, ka thënë se Modric do t’u rikthehet stërvitjeve më 8 gusht, ‘Gazzetta dello Sport’ pretendon se ylli kroat tashmë i ka bërë të ditur klubit dëshirën për t’u larguar.
Është Interi që po kërkon shërbimet e tij, si përgjigje për Juventusin që ka transferuar Cristiano Ronaldon.
Interi i ka ofruar Modricit kontratë katër vjeçare, ku do të përfitojë 10 milionë euro sezon.