Gjendet trupi i pajetë i inxhinierit dhe 2 punëtorëve në minierën ‘Balgjaj’, në Selishtë të Dibrës, të cilët pasi janë futur për të punuar kanë humbur kontaktet me familjarët.
Advertisement
U gjet i pajetë inxhinieri Ismail Hoxha, banues në Peshkopi dhe 2 punëtorët, Fatos Çesku dhe Ruzhdi Rushiti, në thellësi të minierës. Mësohet se ata janë asfiksuar nga gazi pasi janë futur në minierë.
Pasi familjarët lajmëruan të alarmuar se kanë humbur kontaktet me të afërmit, policia gjeti sendet personale, rrobat dhe telefonat, në dhomën e ndërrimit.
Miniera e kromit në Balgjaj ndodhet në një territor të vështirë mes Dibrës dhe Matit. Në këtë territor mund të shkohet vetëm me kamionë, pasi me vetura është thuajse e pamundur.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë, ku tre shtetas që punonin në minierën e “Balgjaj”, Selishtë, kishin humbur kontaktet me familjen, ju informojmë se rreth orës 03:00 datë 29.10 2020 në thellësi të minierës në Selishtë, nga ana e grupit avari- shpëtimit, u gjetën trupat e pajetë të shtetasve, I. H., 64 vjeç, banues në Peshkopi,
F. Ç., 55 vjeç, banues në Bulqizë dhe R. R., 33 vjeç, banues në Bulqizë.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës.
Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
PostAdss