Gazetarja e Radio Kosovës, Behare Bajraktari përmes një postimi në Facebook ka thënë se është sulmuar nga qentë endacak tek Menza e Studentëve në Prishtinë.
Ajo gjithashtu tha se brenda kësaj periudhe qentë e kanë sulmuar edhe një grua tek Termokosi.
“Sot rreth orës 18:00 te Menza e Studentëve më sulmuan dhe me kafshuan qentë endacak. Çfarë vlere ka jeta e njeriut kundrejt qenve z. Perparim Rama ? Z.Rama ligjërisht je i obliguar ta menaxhosh çështjen dhe ta mbrosh jetën e qytetarëve”.
“Qentë direkt kanë sulmuar, kjo është e rrezikshme, sidomos për fëmijët. Kafshimi i qenit ka depërtuar nëpër lekurë të çizmes. Kjo gjendje është e papranueshme, me rrezikun që na kanoset. Brenda kësaj periudhe qentë e paskan sulmuar një grua te Termokosi”, ka shkruar tutje Bajraktari.