Sot (e mërkurë) është publikuar në rrjetet sociale një video, e cila tregonte trajtimin çnjerëzor të një të moshuare në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.
Lidhur me rastin famëkeq ka pasur reagime të shumta nga krerë të shtetit dhe figura publike.
Kësaj radhe foli edhe gazetarja Rudina Xhunga. Kjo e fundit, teksa raportonte shpërtheu në lot.
“Prindërit tanë trajtohen në mënyrë kafshërore dhe ne flasim për politikë. Gënjejmë veten ne. Nuk mund ta gënjejmë më veten. Është e padrejtë. Duhet të flasim për empati, duhet të flasim për dhembshuri. Mjaft është mjaft. Dua të them t’u thaftë ajo dorë moj grua që e bëre”, tha ndër të tjera gazetarja.