Site icon PrishtinaPress

Gazetarja Ramaj: Tjetër është gazetaria, tjetër AKI

Gazetarja e njohur e Kohës, Saranda Ramaj, ka shkuar:

“Nje prej gjerave qe veçanerisht po me le pershtypje tek akuzat per presion te RTK eshte arsyetimi i menaxhmentit per ‘burimet’ ne AKI.

Gazetaria e AKI jane shume larg njera tjetres.

Informatat e AKI, pervec ne raste te jashtezakonshme nuk jane argumente te mjaftueshme per me u ba storie ne lajme.

Nje pjese e gazetareve vazhdimisht kemi pasur mundesi me ‘pranu’ informata prej AKI-s. Ato informata nuk behen lajme vec pse e thone nga Intelegjenca.

Eshte shume problematike gazetaria me ‘burime te AKI’. Veçanerisht nese shoqerohen vec me te ‘thena’ te agjenteve e pa prova te tjera percjellese.

Tjeter eshte gazetaria, tjeter AKI.

Menaxhmenti po se po, por edhe secili qe punon ne media do te duhej ta kuptonte rendesine e kesaj distance”.

Exit mobile version