Pas ndeshjes Kroaci – Maroku për vendin e tretë në “Katar 2022”, një lloj skandali i madh ka ndodhur në zonën miks kur Dejan Lovren ofendoi një gazetare kroate dhe e quajti atë “të qelbur”.
Tashmë ka ardhur edhe reagimi i vetë gazetares kroate për këtë veprim të futbollistit të Kroacisë.
Gazetarja Frane Vulas e ka dhënë mendimin e saj për këtë situatë teksa ka shpjeguar rrethanat se si erdhi deri te ky moment.
“Lovren dhe Kramariq kanë refuzuar të prononcohen. Kramariq tha se Luka Modriq po vjen dhe do të flasë për të gjitha. Kurse, Lovren po deklarohej për mediat e huaja”, shkroi ajo.
Kjo gazetare beson se Lovren po bën disa “beteja imagjinare” dhe se u lëndua kur iu tha se nuk ishte e lumtur me suksesin e Kroacisë.
“Ai na tha se ‘duhet të na vijë turp, më quajti qelbësirë”, tregoi tutje gazetarja kroate./Prishtinapress/