0.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Gazetarja e RTK-së nga Brukseli: Janë përafruar qëndrimet për liberalizimin e vizave

Korespodentja e RTK-së nga Brukseli, Gjeraqina Tuhina, ka dhënë detajet e fundit lidhur me liberalizimin e vizave.

Tuhina ka treguar se ka përparim, dhe gjasat janë që data 1 nëntor 2023, të jetë afati kur vendimi për liberalizimin e vizave të hyjë në fuqi.

“Duket se ekspertët e BE-së i kanë përfaruar qëndrimet, dhe pritet draftimi i një teksti të ri që do t’u jepet anëtarëve me procedurë të heshtur. Vendimi konsiderohet i miratuar, vetëm në rast se ndonjë shtet nuk ka ndonjë vërejtje”, ka thënë Tuhina.

“Sistemi ETIAS është i BE-së i miratuar nga vitit 2018, dhe ëshët shtyrë funksionalizimi i tij. BE-ja tash llogarit ta fus në funksion në fillim 2023, e të përfundojë në fundin e vitit. Nuk përjashtohet mundësia të ketë shtyrje të tjera, dhe ishin shtetet tjera që thonin se Kosova nuk duhet të pësojë nëse Bashkimi Evropian ka aspekte teknike”, tregoi ajo në Televizionin Publik, emisionin InfoPlus.

“Vendimi me ETIAS i ka kënaqur shtetet që donin ta lidhnin liberalizimin me këtë sistem, e data 1 nëntor i ka kënaqur shtetet e tjera që e kundërshtonin këtë”, theksoi Tuhina.

Ajo më tutje tha se vendimi për datën e saktë mund të dihet zyrtarisht javën tjetër, por me shumë gjasë kosovarët do të lëvizin lirshëm që nga 1 nëntori 2023.

“Teksti i ri nuk është bërë, mirëpo nënvizohet se nuk ka koncesus por ka përparim. Ajo çka mund të ndodhë është që të shpallet vendimi në gazetë zyrtare, dhe aty të jepet edhe data kur do të hyjë në fuqi liberalizimi”, deklaroi Tuhina.

“Tani në dritë të disa pengesave të tjera që dolën, atëherë së paku do të ketë një datë të qartë se kur do të kemi liberalizim, kjo do të jetë më së voni 1 nëntor 2023. Deri javën e ardhshme do të kemi datë të qartë kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm, e kjo datë është 1 nëntor”, përfundoi Gjeraqina Tuhina.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img