3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Gazetarja e NYT: WOW, KE-ja ndëshkon Kosovën edhe pse KFOR-i u plagos me armë serbe

Gazetarja e “New York Times”, korrespodente që mbulon Rusinë dhe Ukrainën, Valerie Hopkins ka komentuar masat e paralajmëruara ndaj Kosovës nga Komisioni Evropian.

Dje, KE-ja tha se do të ndërmarrë një numër masash kundër Kosovës, të cilat do të komunikohen në këtë javë.

Ato do të përfshijnë pezullimin e programit të fondeve për Kosovën, pezullimin e mbështetjes së vazhdueshme për prokurimin dhe nënshkrimin e kontratave, pezullimin e pjesëmarrjes në ngjarjet e nivelit të lartë, pezullimin e vizitave dypalshe, si dhe propozimin e dorëzuar nga Kosova për kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor që nuk do të procedohet në këtë moment, raporton Klankosova.tv.

Kështu ka thënë dje drejtori i përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman gjatë takimit të ministrave të Bashkimit Evropian.

E gazetarja Hopkins, këto masa i ka konsideruar të çuditshme, sidomos mes gjithë dramës në Rusi.

Ajo thotë se këto masa po i vihen Kosovës, ndonëse lëndimet e ushtarëve të KFOR-it erdhën nga armë të prodhuara në Serbi.

“Wow – mes gjithë dramës në Rusi, ia vlen t’i kushtohet vëmendje kësaj. BE-ja sapo e ka ndëshkuar Kosovën për paqëndrueshmërinë në veri të Kosovës – edhe pse trupat e NATO-s të plagosur gjatë trazirave të majit u plagosën nga armët e prodhuara në Serbi që asnjë vend i NATO-s nuk i prodhon”, ka shkruar Hopkins në Twitter.

E Koopman theksoi dje se situata është brengosëse dhe kjo është gjëja më jo e duhur në momentin kur po ndodh edhe lufta në Ukrainë.

Sipas tij, duhet të arrihet progres në krijimin e Asociacionit dhe fatkeqësisht deri tash nuk ka indikacione për deeskalim të situatës nga institucionet e Kosovës.

“Autoritetet e Kosovës nuk iu janë përgjigjur këtyre kërkesave, fatkeqësisht. Komisioni Evropian sigurisht që do të ndërmarrë një numër masash që do të komunikohen pak më vonë në këtë javë dhe ato do të përfshijnë pezullimin e punës në kuptimin e organeve të Stabilizim-Asocim dhe do të pezullojmë programin e fondeve për Kosovën, si dhe propozimin e dorëzuar nga Kosova për kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor që nuk do të procedohet në këtë moment, mbështetja e vazhdueshme për prokurimin dhe nënshkrimi i kontratave po ashtu, do të pezullohen. Ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitat dypalshe po ashtu do të pezullohen. Tani më lejoni të theksoj se nuk i marrim me lehtësi këto veprime dhe këto duhet të shihen si të përkohshme dhe të kthyeshme kur të shohim hapat e vegjël të autoriteteve në Kosovë që të kthehen në dialog dhe për të implementuar zotimet që janë dhënë”, tha Koopman.

Ai tha se është esenciale që të përdoren të gjitha mjetet që i kanë si BE për të shtensionuar situatën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img