13.8 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Gazetarja e njohur dhe Endri Prifti çifti më i ri i showbizit?

Endri Prifti është kujdesur ta ruajë jetën private hermetike, por së fundmi është në vëmendje pasi po përflitet për një lidhje të re. Thuhet se këngëtari është në një romancë me gazetaren e njohur, Ola Bruko.

Bruko u nda para pak kohësh nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Pak kohë pas divorcit, sipas portalit “Pamfleti”, Ola mësohet të jetë në një lidhje dashurie me Priftin.

Marrëdhënia e tyre mendohet të ketë nisur gjatë një emisioni, kur vëllezërit Prifti ishin jo vetëm këngëtarë, por edhe bashkë-prezantues me gazetaren.

Çifti mësohet ta kenë çuar marrëdhënien në një stad më serioz, pasi kanë nisur bashkëjetesën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img