0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Gazetarja e Abc News për T7: Gjendja në Ukrainë është e tensionuar, shpresat te Biden

Gazetarja e Abc News, Linda Karadaku në një lidhje direkte në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin ka treguar se situata në Ukrainë është e tensionuar dhe se tensionet janë duke u ndjerë gjithkund.

Ajo është shprehur se ukrainasët po mbajnë shpresa te SHBA, Biden dhe vendet tjera perëndimore.

“Ne jemi në Kiev,  jemi në qendër të Kievit. Këtu në Kiev situata duket e qetë por tensionet ndjehen gjithkund. Sot në mëngjes në fakt lajmi kryesor që kemi pasur ka qenë ai për konfirmimin e takimit midis presidentit amerikan Biden dhe presidentit rus Vladimir Putin. Pritet me shumë besim këtu në Ukrainë dhe me gjithë ata që kemi biseduar na thonë që shpresa e tyre është tek ajo që mund të bëjnë Shtetet e Bashkuara, Biden dhe vendet e tjera perendimore”, ka theksuar ajo.

Karadaku ka folur edhe për raportimin se 5 ushtarë ukrainas janë vrarë sot nga forcat ruse, gjë që sipas saj është mohuar nga autoritetet ukrainase.

“Ndërkohë ka pasur informacione në mediat ndërkombëtarë për 5 ushtarë ukrainas të vrarë, por ne kemi pyetur këtu në Kiev dhe na thonë që nuk është e vërtetë. Më thanë madje se është thjesht e pamundur që ushtarët ukrainas të kenë kaluar kufirin dhe të kenë hyrë në Rusi sepse do të duhej të kalonin nëpër zonën e Don Basit, është një zonë e cila mbahet nga rebelët separatistë pro rus. Ndërkohë nuk ka dyshim që sido që të jetë situata, Ukraina do të bëjë qëndresë. Kemi biseduar edhe me rezervistë që janë të gatshëm të mobilizohen brenda 48 orësh nëse lufta vjen sicc kemi shqetësimin dhe frikën të gjithë. Nuk do të jetë aq e lehtë edhe për Rusinë. Besoj që nëse presidenti Putin vendos të fus ushtrinë në Ukrainë do të jetë një Afganistan i dytë për Rusinë”, ka shtuar ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img