6.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Gazetarit kosovar ia vendosin në këpucë shamponin “Motel Havana”, e denoncon rastin

Një shampon me mbishkrimin “Motel Havana” i është vendosur brenda këpucës, jashtë apartamentit në Prishtinë, gazetarit Agon Sinanaj.

Sinanaj, kryeredaktor i portalit Buletini Ekonomik, tha sot e ka gjetur shamponin në njërën nga këpucët e tij.

Ai, në një njoftim në Facebook, tha se vendosja e shamponit “Motel Havana” në këpucët e tij mund të jetë një ide e një mendje kriminale.

Sipas tij, veprimi paraqet vazhdimësinë e shantazheve online ndaj veprimtarisë së tij si gazetar.

“Dje ma kish lënë dikush para derës time të banesës këtë shampon, ne katin e nëntë, tek banesat e njohura si banesat e Standardit, ku jetoj qe 1 vit. Mund te jete rastësi, po mund te jete edhe ide e një mendje kriminale. E shoh vazhdimesi te shantazheve online qe nga koha e sulmit kibernetik ne Buletini Ekonomik”, tha Sinanaj.

Ai tha se të gjitha këto raste i ka adresuar në Prokurorinë e Shtetit. /Paparaci.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img