7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Gazetari serb: Ushtria e Serbisë mund të shkojë deri në kufi me Kosovën edhe të kthehet prapa

Këto ditë, marrëzia llafazane gjithoserbe po përjeton një tjetër orgazmë, pikërisht në muzgun e verës. Domethënë, është hapur sërish portali i multiversit në të cilin disa lloje grafitesh po bëjnë luftëra.

Gjegjësisht, kësaj radhe superheroi kryesor është “Ushtria që kthehet në Kosovë”. Grafitet që duket se u shfaqën brenda natës me një shkop magjik në muret e rrugëve të Serbisë, Republika Sërpskas dhe Malit të Zi, askush kurrë nuk i ka incizuar teksa vizatoheshin dhe shkruheshin, e më pas u mbërthyen në muret e kasolleve virtuale dhe do të mbeten një mister udbash.

Por sido që të jetë, i gjithë spektri i fjollave të dëborës së krahut të djathtë shikon me gëzim dhe djallëzi mbi atë fjali ogurzezë. Aty-këtu disa dënime, opinione, llafe se si nuk është e drejtë, se si është pasojë e gjithçkaje që po jetojmë, rezultat i një sistemi vlerash të shtrembëruar dhe marrëzi të tjera që ndodhin në rrethet “tona” për 11 vjet.

Megjithatë, ajo referencë poetike ndaj masakrës së romantizuar në Kosovë, së bashku me ato tre pika, është me të vërtetë kulmi i artit luftarak, duhet pranuar.

Kiborgët nacionalistë përgjithësisht janë mësuar të skandalizojnë mesazhe shumë të thjeshta dhe konkrete në mure si “vritni, therni…” dhe zgjidhni kë që dëshironi, ose “Kosova është Serbi”, ose, çfarë di unë, “Ratko Mlladiq është një hero” dhe “vdekje homoseksualëve”.

Kjo është diçka që nxit të menduarit, sugjeron, zhvillon imagjinatën. Dhe prandaj të gjithë e luajnë budallain me një qeshje, nga komisarët politikë të çdo lloji deri tek maniakët e rrugëve dhe ata që ulen para farmacive, sepse thelbi është në ato tre pika. Nëse thoni se ushtria do të vrasë, dëbojë dhe rrafshojë, atëherë ky është interpretimi juaj.

Epo, mjaft me shaka, tani është serioze; ushtria e Serbisë nuk mund të shkojë në Kosovë, mund të arrijë vetëm në kufi dhe të kthehet prapa. Përndryshe, është e qartë se disa njerëz e duan këtë, dhe errësira do të bjerë mbi Serbijatrinë (term që serbët e përdorin për ta kritikuar Serbinë, duke e krahasuar me ndonjë klinikë, kryesisht me Psikiatrinë, shën.red.).

Qielli do të mbulohet me avionë dhe raketa të padukshme, ndërsa autori i këtij teksti nuk është më i sigurt nëse do të na kursejnë vemjet dhe çizmet.

Elita politike i di mirë të gjitha këto, dhe kjo, natyrisht, lëshohet për të mashtruar të marrët që besojnë në mbretërinë e qiejve, besimin e Millosheviqit dhe kultin e vdekjes së Çosiqit, e ndoshta edhe vogëlsinë time, ndërsa satrapët nga Partia Progresive Serbe krijojnë kapital me ndihmën e karteleve.

Por, nuk mund të mos pyes veten se çfarë pret një qytetar i zakonshëm që të bëjë ushtria në atë Kosovë? A do të sjellë rend? Të vëllazërohemi me popullsinë milionëshe shqiptare? A do të luhet raundi i miqësisë serbo-shqiptare?

Ndoshta qytetari i Serbisë nuk e di se para gati një shekulli ushtria serbe ka bërë mizori të tilla, të cilat nuk përshkruhen me fjalë, kështu që Dimitrije Tucoviq e ka bërë gjithsesi.

Ndoshta duhet t’i kujtohet, nëse tashmë është nuk informuar për këtë, se popullata shqiptare në Kosovë nuk mund të shkollohej, prandaj duhej të studionin nëpër kasolle dhe bodrume. Se aty pikërisht ajo çizmja e ushtarit hapi dyert e shumë shtëpive, nxori njerëz jashtë, i qëlloi pas kokës, i futi në një dhomë dhe i hodhi granata, e më pas i varrosi në gropa.

Ka dy dekada që këto gazeta shkruajnë kot për frigoriferë dhe varreza masive në Serbi, ku ajo ushtri e mrekullueshme dhe e nderuar duhej të fshihte kufomat shqiptare, nëse rastësisht zbresin perëndimorët në tokë, që të mos marrin dyfishin e dajres dhe kemi një proces të ri të Nurembergut. Ata duan që ushtria të kthehet edhe pas dëbimit të qytetarëve me origjinë serbe nga ai vend, për të gatuar edhe pak çorbën, pasi nuk mjaftoi gjatë viteve të ‘90-ta.

Është mirë që të gjitha këto janë vetëm fantazi të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve dhe Kishës Ortodokse Serbe, ata dhanë hapësirë ​​të mjaftueshme për të mbushur gazetat propagandistike dhe hapësirat televizive.

Që ata nazistët në pension të Millosheviqit dhe liderët e sapoformuar të Vuçiqit po e derdhin mendjen për një copë tokë që gjysma e vendit nuk mund ta gjejë as në hartë.

E vetmja gjë që është e trishtueshme dhe e shëmtuar për të gjithë këtë është se kjo lloj barbarie shihet në mure nga i gjithë rajoni, madje edhe bota. Edhe nga ato viktima që i mbijetuan të gjithave. Ata shikojnë dhe vëzhgojnë se si shkatërruesit kryesorë dhe përgjegjës të jetës së tyre gëzojnë përfitimet e trashëgimisë kriminale. Dhe ushtria do të kthehet në Kosovë, mbani “ymyt”. Çfarë pleonazmi.

Autori është një gazetar i pavarur në Serbi. Shkrimi origjinal është botuar në gazetën e pavarur serbe “Danas”, dhe është përkthyer nga Klankosova.tv

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img