Site icon PrishtinaPress

Gazetari serb: Sikur ne të kishim forcë që ushtarakisht ta zgjidhim çështjen me Kosovën

Gazetari serb, Miroslav Lazanski, duke komentuar situatën e fundit në Kosovë, ka thënë se zgjidhja e duhur është që t’u mundësohet serbëve lokalë që të mos jenë të kërcënuar, dhe siç është shprehur ai, “kurrë të mos nënshkruajmë humbjen e Kosovës”.

Lazanskika theksuar se zgjidhja më e mirë është ushtarakisht, por sipas tij një forcë e tillë nuk është.

“Në lidhje me pranimin e Kosovës unë më së shumti kisha dëshiruar sikur ne të kishim forcë që ushtarakisht ta zgjidhim, por e shihni që një forcë e tillë nuk është, as ushtarake, as politike dhe as ekonomike. Mendoj se zgjidhja është që në një formë t’ua mundësojmë serbëve që të mbesin poshtë, që jeta e tyre të mos jetë e kërcënuar, por kurrë të mos nënshkruajmë humbjen e Kosovës. Sepse nëse nënshkruani, atëherë mori fund, ndërsa nëse nuk nënshkruani, ju ‘tapinë’ do ta mbani për 100 vjet.  Do të vijnë serbë tjerë, do të jetë një situatë politike tjetër, do të ndryshojë konteksti gjeopolitik në Ballkan. është e mundur që një situatë e tillë të kthehet. Jevrejët kanë pritur 2 mijë vjet për ta marrë Jerusalemin, dhe çdo vit janë përshëndetur ‘vitin tjetër në Jerusalem’, dhe u kthyen”, ka thënë ditë më parë analisti ushtarak Llazanski.

Ish-ambasadori serb në Rusi, Lazanski ka thënë po ashtu se 50 për qind e shqiptarëve në Kosovë do ta pranonin ri-kthimin e pushtetit serb në Kosovë.

“Ne do ta humbim Kosovën atë moment kur  të besojmë dhe të pajtohemi se e kemi humbur.  Derisa të besojmë se nuk mund ta humbim, ne nuk do ta humbasim. Dikush thotë eh cka edhe sikur tash të kthehemi. Unë ju them që sikur tani të kthehemi, të paktën 50 për qind e shqiptarëve do të thoshin ok’”, ka thënë ai.

Exit mobile version