Site icon PrishtinaPress

Gazetari serb me shpjegime: Radoiçiqi është njeri shumë i afërt me Vuçiqin

Nikola Kërstiq, gazetar serb nga Beogradi, ka folur në lidhje me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, i cili sulm ndodhi më 24 shtator të vitit 2023.

Sipas gazetarit serb, në Serbi nuk është shpjeguar qartë se çfarë ka ndodhur në Banjskë.

Tutje, ai ka thënë folur edhe për figurën e Milan Radoiçiqit, i akuzuar nga Kosova për sulmin e armatosur në Banjskë.

“Në Serbi nuk është e shpjeguar qartë se çfarë realisht ka ndodhur në Banjskë. Në emisione politike, analistët në Serbi refuzojnë të flasin për këtë temë. Mirëpo ajo që dihet është se Milan Radoiçiq ka qenë i përfshirë në atë sulm terrorist. Ai është njëri nga njerëzit më të fuqishëm dhe më me ndikim në Serbi dhe rajon. Radoiçiq gjithashtu është njeri shumë i afërt me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe pra natyrisht kjo është lidhja mes Beogradit dhe Banjskës” – tha Kërstiq për Tëvë 1.

Exit mobile version