1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Gazetari serb: Barrikadat do të hiqen shpejt

Kryeredaktori i portalit serb “Nova” Ratko Femiq tha se pas takimit të djeshëm mes Gabriel Escobarit, Miroslav Lajçakut dhe Aleksandar Vuçiqit, si dhe pas daljes në media të Escobarit, ai mund të konkludojë se “pa marrë parasysh sa i ngremë kokat tona dhe protestojmë diçka – megjithatë ne jemi këtu bashkëpunues dhe se barrikadat në veri të Kosovës do të hiqen”.

Ai në një emision në N1 theksoi se heqja e barrikadave ndoshta do të jetë treguesi i parë i rezultateve të takimit dhe pret që nuk do të kalojë shumë kohë që kjo të ndodhë.

Lidhur me kërkesën për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, për të cilën Qeveria serbe duhet të vendosë sot, Femiqi thotë se tashmë e dimë rezultatin, por Vuçiqi duhet të bëjë diçka në këtë situatë si president.

Ai gjithashtu kujton se katër vjet më parë Vuçiqi tha të kundërtën dhe shpjegoi “pse ne nuk mund ta bëjmë atë, dhe se kjo që ai po bën tani është më shumë për përdorim të brendshëm dhe një mesazh për votuesit e tij duke u thënë atyre se ai po lufton dhe nuk heq dorë”.

“Megjithatë, ajo që të gjithë e dimë është se nuk ka asnjë qëllim”, shton ai.

Lidhur me propozimin e ri të Gjermanisë dhe Francës për Kosovën, Femiq thekson se pas tij janë edhe vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën dhe se për këtë ka kontribuar e gjithë historia në Ukrainë, sepse edhe vendet që nuk e njohin Kosovën kanë mundësi të shikoni çfarë mund të bëjë ndikimi rus, prandaj kudo që ka ndikim rus, ata përpiqen të qetësojnë situatën”.

“Nuk do të thotë domosdoshmërisht se ato vende, nëse pranohet propozimi franko-gjerman, do ta njohin pavarësinë e Kosovës për shkak të problemeve të tjera që kanë me rajonet që duan pavarësinë, por në këtë moment, ndoshta janë të mendimit se topi duhet lëshuar, se duhet të bisedohet dhe palët duhet të afrohen”.

Mirëpo, siç shton ai, “edhe nëse ajo marrëveshje pranohet, nuk do të jetë as marrëveshje përfundimtare dhe se marrëveshja do të nënshkruhet për hir të marrëveshjes”.

“Diçka do të nënshkruhet”, shtoi ai.

Në lidhje me vendimin e serbëve për largim nga institucionet e Kosovës, dhe zëvendësimin e tyre me të tjerë, sidomos në asambletë komunale të komunave veriore, ai thotë se Lista Serbe nuk e ka menduar se do të ndodhë kjo. Por thotë se Kurti e shfrytëzoi situatën.

Lidhur me vendimin e Kosovës për të aplikuar sot për kandidaturë në BE, Femiqi thotë se ky është një mesazh për opinionin e tyre, BE-në, por edhe për ne këtu.

/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img