Site icon PrishtinaPress

Gazetari Seferi: Sipas informacioneve jozyrtare, tre policët janë sjellë në Beograd

Gazetari Idro Seferi ka thënë se sipas informacioneve jozyrtare tre policët e Kosovës që u arrestuan nga policia derbe janë dërguar në Beogradi.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se me rastin do të merret prokuroria.

“Videot e policise se Serbise e konfirmojne arrestimin e tre policeve te Kosoves. Ne oren 16h pritet te kete nje konference per me shume detaje. Sipas infove jozyrtare policet jane sjell ne Beograd dhe me ta do te merret prokuroria”, ka shkruar ai.

Policia e Kosovës tha se mesditën e së mërkurës, tre zyrtarë kufitarë dyshohet se janë kidnapuar nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Ky fshat gjendet në komunën e Leposaviqit.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, njësia policore ka qenë duke kryer një patrullë “thellë brenda territorit të Kosovës” për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, që sipas këtij institucioni shfrytëzohen nga grupet kriminale” për kalim ilegal dhe kontrabandë.

Policia tha se ky njësit, i përbërë prej tre zyrtarëve kufitarë, kanë njoftuar se kanë vërejtur persona të maskuar dhe të armatosur dhe nga kërkuar asistencë dhe drejt tyre janë nisur njësi të tjera të policisë.

Exit mobile version