Granit Xhaka u rendit i 16-ti në listën e 30 futbollistëve të nominuar për Topin e Artë.
Shqiptaro-zvicerani i priu Bayer Leverkusenit në një stinor ëndrrat, duke arritur ta fitojë Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë pa humbje, me të vetmen humbje stinori që erdhi në finalen e Ligës së Evropës.
Mirëpo kjo si duket nuk ia ka mbushur mendjen gazetarit që përfaqësoi Shqipërinë, Besnik Dizdarit, për t’i dhënë më shumë pikë.
Dizdari në votimin e tij ia dha vetëm një pikë Xhakës, duke vlerësuar se Rodri, Lamine Yamal, Dani Carvajal, Jude Bellingham, Antonio Rudiger, Erling Haaland, Lautaro Martinez, Vinicius Junior dhe Kylian Mbappe meritonin më shumë pikë.