Gazetari Augustin Palokaj, ka thënë se Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia janë pajtuar me tekstin e propozimit evropian, por jo edhe për planin e zbatimit të marrëveshjes.
Ai, tutje ka thënë se për zbatimin e plotë të marrëveshjes nevojitet aneksi.
“Në fakt ndodhi ajo që është pritur dhe në BE na kanë thënë që presin që dy liderët të pajtohen për tekstin e propozimit evropian dhe ai tekst është i pandryshueshme. Ajo që nuk është arritur është plani për zbatimin e kësaj marrëveshje, dhe prandaj duket se kjo ka qenë arsyeja se përse nuk është nënshkruar mbrëmë.
Mes tjerash, Palokaj ka treguar se nënshkrimi i marrëveshjes mund të ndodhë kur të arrihet zbatimi i planit të kësaj marrëveshje.
“Tash mbetet që palët të pajtohen edhe për planin e zbatimit të kësaj marrëveshje, që do të jetë një plan konkret. Kur kjo të arrihet atëherë mund të ndodhë edhe nënshkrimi formal i kësaj, sepse marrëveshjet që nuk implimentohen mund të jetë të vdekura”.
Sipas tij, takimi ishte më konstruktivi që ndonjëherë ka pasur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Marrëveshja është një dokument politik, dhe pika 10 dhe 11, palët marrin obligim për të zbatuara të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në dialog në të kaluarën. Hapat e mëtejmë do të jetë implementimi sepse do të formohet një komision dhe të raportojë. Sa i përket Kosovës kjo përfshin dhe obligimin për krijimin e Asociacionit, dhe kjo përfshihet në disa pika të marrëveshjes”.
“Dy nene flasin për këtë edhe pse nuk përmenden me emër, ku neni që flet për nevojën dhe detyrimin e zbatimit të marrëveshjeve nga e kaluara”, tha Palokaj.
Kryeminsitri Albin Kurti, ka thënë pas takimit në Bruksel se ishte i gatshëm të nënshkruante marrëveshjen por shton se pala serbe ka refuzuar.
Kurti tha se është marrëveshje që plotësisht vendos barazinë e palëve.
“Unë nuk e kam nënshkruar sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme. Kam shprehur gatishmërinë për ta nënshkruar. Dëm që nuk është nënshkruar sot por pala serbe nuk e bëri këtë”./Koha