1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Gazetari nga Shqipëria: Kompania që ka dhënë ekskluzivitetin kërkoi mbylljen e Big Brother

Gazetari Artan Hoxha është shprehur se kompania që ka në zotërim patentën e Big Brother ka kërkuar që ta mbyllë programin pas sulmit të bërë ndaj Top Channel.

I ftuar në një emision, Hoxha tha se kanë ndjerë që është cenuar siguria dhe e kanë kërkuar mbylljen e programit, por nuk shtoi më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje.

Ai tha se Tirana ka mjaftueshëm burime njerëzore për ta zbardhur këtë sulm të rëndë.

“Sot diskutohej kompania, Endemol, që i ka dhënë ekskluzivitetin Top Channel për Big Brother. Është cënuar siguria. Kërkon ta mbyllë. Ti e pe, njeriu që dha të dhënat e para ishte Qetsori, është nga Vlora ai. Duket vlonjati sepse është mësuar. Të ishte në Tiranë do të na kishte thënë janë zjarrfikëse. Por, të flasim për sigurinë, kemi hetuesit më të mirë në kryeqytet. Nëse ne me burime të mira njerëzore nuk e zbardhim dot. Atëherë, çfarë të themi? Unë kam qenë tek Top Channel në darkë, kam shkuar dhe në mëngjes sepse nuk bëja dot lidhjen, pse është vrarë roja. Derisa thanë ekspertët që është goditur me një plumb rikoshetë,”- thotë Hoxha.

Sulmi i rëndë ndodhi pak pas mesnate dhe viktimë mbeti roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç.

Autorët iu afruan objektit të televizionit me një ‘Range Rover’ dhe qëlluan me dy kallshnikovë.

Më pas, ata u larguan në drejtim të Kasharit, u futën në autostradën Tiranë-Durrës dhe morën rrugën për në Golem ku dhe dogjën makinën e përdorur në krim.

Deri më tani, policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për informacione të vlefshme.

Si shpërblim ofron shumën prej 100 mijë eurosh./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img