2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Gazetari-LVV-së: Shumicën e drejtorëve në spitale i bëtë nga partia juaj, pse s’ka ndryshim në shëndetësi?

Gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se për një vit e gjysmë, janë ndërruar mbi 40 drejtorë nëpër spitale, pjesë më e madhe, të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.

Vitija në një postim në rrejtin social “Facebook”, ka shkruar se një pjesë e këtyre drejtorëve, janë zgjedhur me miratim të Qeverisë, e cila më herët kritikonte pushtetet e kaluara.

Tutje, ai ka pyetur se pse nuk po ka ndryshime në shëndetësi.

“Çka duhet me prit tash na prej juve? Ose çka po pritni ju prej neve, me ju mirekuptu qe s’po mundeni me ndreq a?”, ka shkruar ai.

Në fund, ai ka përmendur edhe Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi, të cilin po e udhëheq vetë kryeministri Albin Kurti.

Postimi i plotë i Vitijës, pa ndërhyrje:

Kryeministri thote se gjendja ne shendetesi eshte shume e rend. Ud. Drejtoresha e SHSKUK-se thote se ne spitale gjendja eshte kaos total.

Qe 1 vjet e gjysme Qeveri i keni nderru mbi 40 drejtora ne spitale, pjesa ma e madhe e tyre te afert me LVV-ne ose jane zgjedh me miratim te juajin. Se ma heret u arsyetojshi me drejtora te PDK-se.

Çka duhet me prit tash na prej juve? Ose çka po pritni ju prej neve, me ju mirekuptu qe s’po mundeni me ndreq a?

Ahh harrova qe keni me ndreq me komisionin ekzekutiv. ????

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img