4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Gazetari Idro Seferi në Beograd: Vuçiq tha se situata po shkon drejt një rruge pa kthim

Gazetari shqiptar Idro Seferi, nga Beogradi ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka dalë para mediave për të folur pas arrestimit të tre policëve kosovarë.

Siç ka thënë Seferi në emisionin Pressing të T7, Vuçiq pretendon se policët kosovarë janë arrestuar brenda territorit të Serbisë, në një fshat të komunës së Rashkës.

Ai ka thënë se ajo që i ka bërë përshtypje nga adresimi i presidentit serb, është deklarata e tij se situata po shkon drejt një rruge pa kthim.

“Ajo që më ka bërë përshtypje nga adresimi i Vuciq, është ajo që ka thënë se kjo situatë po shkon drejt një rruge pa kthim, por Serbia është e gatshme t’i kontribuojë paqes”, ka thënë Seferi.

Gjithashtu, gazetari ka thënë se Vuçiq ka deklaruar se vendimi ende i papublikuar i Qeverisë së Kosovës për ndalimin e mallrave serbe, është kundër rregullores së CEFTA-s.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img