2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Gazetari i RTK-së suspendohet nga puna: Ndodhi veç pse jam kritik ndaj pushtetit

Gazetari Asdren Agushi nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është suspenduar nga puna në Radiotelevizionin e Kosovës dhe për këtë ka thënë se ka ndodhur për shkak se është kritik ndaj pushtetit.

Agushi ka thënë se e ka detyrë të jetë kritik ndaj pushtetit dhe këtë e ka bërë me të gjitha pushtetet. Ai ka thënë se nuk mund të bëhet servil dhe se i shërben profesionit.

Ai ka thënë se nuk do të ndalet, por ka deklaruar se pushteti aktual në Kosovë po persekuton gazetarët.

Ai ka thënë se do t’i ndjek të gjitha rrugët ligjore dhe do ta fitojë këtë betejë pasi siç shprehet beson në drejtësi.

Ky është postimi i tij:

Dje jam suspendu nga puna si gazetar-korrespodent nga RTK pas 7 vjet pune ne kete institucion. Arsyetimi per suspendim vetem arsyetim nuk eshte! Pse jam kritik ndaj pushtetit, mendoj se e kam detyre si gazetar me qene kritik ndaj secilit pushtet. I tille kam qene me te gjitha pushtetet! Tana muj me i pas vetem servil s’muj me qene kurre, sepse edukaten familjare e kam ashtu! I sherbej profesionit si profesionist, kurre s’i nenshtrohem t’keqes! Nese i kam penguar pushtetit aspak s’me vjen keq, por le ta mbajne ne ndergjegjen e tyne ata qe po persekutojne gazetare e secilin qe s’mendon si ta. Une s’kam me u ndal se s’eshte ne natyren tem me u ndal! Do t’i ndjek tana rruget ligjore dhe do ta fitoje edhe kete beteje! Besoj shume qe ne kete vend ka drejtesi dhe qe nuk eshte e nenshtrume! Demokracia eshte ndertu ne kete vend dhe s’ka fuqi qe mundet me prish! Shihemi ne proceset e ardhshme! Une si fitues, sigurisht!.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img