Site icon PrishtinaPress

Gazetari i RTK-së i infektuar me Covid-19: Për 12 orë vdiqën 2 persona që i kisha në dhomë

Gazetari i emisionit ‘Bujku’ në Radio Televizionin e Kosovës, Ilir Binakaj, tash e disa ditë po qëndron i shtrirë në Klinikësn e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e infektimit me coronavirus.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Binakaj ka thënë se në dhomën ku ai është i shtrirë, për 12 orë vdiqën dy pacientë të infektuar me COVID-19.

“Të nderuar miq,në dhomën ku jam i shtrirë,me 4 shtretër,në Kliniken e Mushkrive,në qark jo më gjatë se 12 orë,ndërruan jetë,dy pacientë.”, ka shkruar Binakaj në Facebook.

Ai ka bërë thirrje tek qytetarët që të kenë kujdes, pasi që situate me coronavirus është e rëndë.

“Kjo që u tha,tregon situaten e nderë,në të cilën po kalojmë.Ju lutem,mos e injoroni virusi.Me kujdes e syçeltësi e pa panikë e kalojmë….”, shkruan tutje ai.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit 17 persona kanë humbur jetën si pasojë e coronavirusit, teksa janë konfirmuar edhe 599 raste të reja pozitive.

Exit mobile version