Korrespondenti i Kohës në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë se brenda Bashkimit Europian, takimi i së enjtes midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është cilësuar si takimi më i mirë që palët e kanë zhvilluar deri më tash.
Palokaj ka thënë se në këtë takim edhe pse ka pasë më shumë mospajtime sesa pajtime mes palëve, sikurse Kurti edhe Vuçiq, e kanë kuptuar që duhet të punojnë se bashku për të arritur rezultate konkrete.
“Ajo çka është thënë nga BE-ja është se takimi ka qenë shumë i vështirë, që më shumë ka pasur mospajtime sesa pajtime, por se një burim i BE-së ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur takim më të mirë midis Kurtit dhe Vuçiqi, sepse për herë të parë kanë shfaqur pikëpamjet e tyre se si e shohin normalizimin e raporteve mes dy vendeve dhe ndonëse nuk është arritur një rezultat konkret, thuhet se vetë fakti se e kanë kuptuar se duhet të punojnë se bashku për t’i ulur tensionet konsiderohet një lajm i mirë për BE-në dhe bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë Palokaj.