0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Gazetari boshnjak: Regjimi i Vuçiqit rifillon provokimet me Kosovën, prisni më shumë ditët në vazhdim

Shkencëtari i politikës, Jasmin Mujanoviq, ka thënë se sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit janë provokime nga Beogradi. 

Ai po e lidh këtë ngjarje edhe me përfundimin e zgjedhjeve në Serbi, si dhe me dezinformatat që pritet të pasojnë, sipas tij, pas këtyre sulmeve.

“Me përfundimin e zgjedhjeve në Serbi, regjimi i Vuçiqit rifillon provokimet që tenton t’i fshehë përgjatë kufirit të Kosovës. Prisni më shumë të tilla nga Beogradi në ditët në vijim dhe një rritje të dezinformatave në lidhje me kërcënimet ndaj Serbisë dhe personalisht Vuçiqit”, ka shkruar gazetari boshnjak.

Pas njoftimit të djeshëm për katër sulme në tri ditë, i pesti është shënuar sot në mëngjes. Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e para të mëngjesit kanë ndodhur dy shpërthime në Sharpej të Jarinjës, afër veturës së policisë e cila ishte në një pikë statike ku policia ishte e përqendruar në parandalim të kontrabandës në atë zonë. Dyshimet janë se mjetet piroteknike janë hedhur nga territori i Serbisë. Nga këto shpërthime s’ka të lënduar e as dëme materiale.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, dje, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, njoftuar për katër sulme ndaj policisë për tri ditë rresht. Kundër policisë është shtënë me armë zjarri AK-47, granata dhe metoda të tjera për të penguar atë në përmbushjen e detyrës. Në njërin prej sulmeve, Mehmeti ka thënë se dyshohet që të shtënat kanë ardhur nga territori i Serbisë.

Sulmin ndaj Policisë së Kosovës e kanë dënuar edhe Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe ambasada amerikane. Derisa krerët institucionalë të Kosovës sulmin ndaj policëve kosovarë e kanë cilësuar si “terrorist” dhe kanë fajësuar Serbinë dhe strukturat kriminale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img