5.9 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Gazetari boshnjak: Politika e Bidenit në Ballkan është tradhti

Gazetari dhe analisti boshnjak, Jasmin Mujanoviq, ka kritikuar qasjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian ndaj Serbisë, që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, më 24 shkurt 2022. Në një opinion të publikuar në mediumin “Foreign Policy”, Mujanoviq ka thënë se SHBA-ja dhe presidenti i saj, Joe Biden, kishin premtuar qasje tjetër ndaj Serbisë dhe ndaj regjimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, por kjo sipas analistit, nuk ka sjellë asnjë rezultat konkret.

Anash kësaj, ai ka thënë se SHBA-ja i ka thelluar marrëdhëniet me presidentin gati autokrat dhe “ka orientuar qëndrimin rajonal në qendër të prioriteteve të politikës së jashtme të Beogradit”. Politika e Bidenit për Ballkanin Perëndimor, sipas Mujanoviqit, është tradhti.

“Në fakt, gjatë vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara, edhe më tepër se BE-ja, i kanë thelluar në mënyrë agresive angazhimet e tyre ndaj presidentit pothuajse autokratik të Serbisë, ndërsa në të njëjtën kohë, kanë riorientuar qëndrimin e tyre më të gjerë rajonal në qendër të Beogradit dhe prioritetet e tij të politikës së jashtme”, thuhet në opinionin e tij.

Mujanoviq ka shkruar edhe për ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, që kritikon Qeverinë e Kosovës me pretendimin se s’e ka respektuar Marrëveshjen e Brukselit të 2013-s. Në opinionin e tij, gazetari ka thënë se duhet pasur parasysh faktin që Serbia nuk pajtohet fare me Kosovën, duke refuzuar edhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, të dakorduar nga palët më 18 mars të 2023-s.

“…Në vend të kësaj, ai (Aleksandar Vuçiq) pretendoi se ishte dakorduar verbalisht, por më pas e bëri të qartë brenda disa orësh se ishte pajtuar për të mos iu përmbajtur asnjë aspekti të dokumentit”, ka shkruar Mujanoviq.

Ai ka krahasuar qëndrimin e Bidenit kur kishte deklaruar se nuk do të vendoset asnjë për Ukrainën “pa Ukrainën”, me zhvillimet në Bosnjë-Hercegovinë, ku sipas Mujanovqit, përfaqësuesit e SHBA-së në Sarajevë dhe në Beograd, takohen me Vuçiqin e diskutojnë “për rëndësinë e mbështetjes së sovranitetit të Bosnjës”, pa praninë e ndonjë zyrtari boshnjak.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img