-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Gazetari amerikan: Prej Holokaustit s’janë vrarë më shumë hebrenj – Izraeli s’do tregojë mëshirë ndaj Hamasit

Gazetari amerikan, Larry Luxner, që tash e 7 vite punon në Tel Aviv të Izraelit ka folur për sulmet e Hamasit dhe gjendjen atje.

Luxner në një intervistë për “Info Magazine” të Klan Kosovës tha se situata të martën ishte më e qetë, pasi frika është larguar meqë nuk ka pasur sirena të sulmeve raketore.

“Deri dje dhe pardje ka pasur gjashtë alarme. Në ndërtesën ku jam unë nuk ka dhoma të blinduara e as vend për strehim sepse sikur kjo por edhe ndërtesa në Tel Aviv janë ndërtuar në vitin 1950 dhe ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveç që të vrapojmë në mes të ndërtesës, që është vendi më i sigurtë”.

“Edhe pse në ndërtesat për rreth, autoritetet kanë kërkuar që në vitet e fundit çdo objekt të ketë dhoma të blinduara, ku njerëzit mund të jenë të sigurtë edhe nëse pjesa tjetër e ndërtesës shkatërrohet”, tha Luxner, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se sulme ka pasur edhe në të kaluarën, por sipas tij, kësaj herë, situata është krejt ndryshe, pasi Izraeli gjendet nën sulm të vazhdueshëm të raketave të Hamasit.

“Dhe frika më e madhe është që Hamasi bashkë me Hesbullahun nga Libani, bombat e të cilëve janë shumë më të fuqishme, mund ta sulmojnë krejt Izraelin, jo veç pjesën jugore”.

“Frika tjetër më e madhe nuk janë veç bombardimet, por rreth 1 mijë terroristë të Hamasit kanë hyrë në Izrael dhe janë ende këtu, ne s’e dimë ku janë”, tha ai.

Tutje, gazetari amerikan tha se shpresa e vetme që të ndalen luftime janë negociatat, edhe pse sipas tij, nuk dihet se cilat janë kërkesat e Hamasit, përveç kërcënimeve se do ta nisin ekzekutimin e pengjeve nëse Izraeli vazhdon të sulmojë caqet në Gaza.

“’Mburoja e Hekurt’ nuk ka dështuar. Është e vërtetë që autoritetet izraelite u zunë në befasi dhe më duhet të potencojë se ky është një prej sulmeve më të rënda ndaj hebrenjve që prej kohës se Holokaustit”.

“Në historinë e Izraelit s’ka të dhëna që për një ditë të jenë vrarë kaq shumë hebrenj se në këtë rast. Kjo është arsyeja pse ky sulm dallon prej të tjerëve dhe Izraeli s’do të tregojë aspak mëshirë për Hamasin”, tha Luxner.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img