3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Gazetarët protestojnë në ditën e lirisë së shprehjes

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se do të protestojë më 3 maj në ditën ndërkombëtare të lirisë së shprehjes.

AGK ka ftuar gazetarët që të marrin pjesë në një protestë që do të mbahet me 3 maj, 2018 në sheshin Zahir Pajaziti, prej orës 11:00.

“Në këtë datë është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit dhe tema e sivjetme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) është “Të mbajmë pushtetin nën kontroll: Media, Drejtësia dhe Sundimi i Ligjit” dhe rëndësia i kushtohet rolit të gjyqësorit të pavarur që siguron garanci ligjore për lirinë e shtypit dhe ndjekja ligjore e krimeve kundër gazetarëve”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

“AGK po ashtu ka në orientimin e saj që të përmirësoj dhe rris bashkëpunimin me institucionet e sigurisë dhe drejtësisë dhe pikërisht për këto çështje do të protestojmë me moton: ‘Mosndëshkimi vret lirinë e shprehjes’”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img