Këtë vit kishte 533 gazetarë në burgjet në mbarë botën, që është 45 më shumë se vitin e kaluar (488), kur tashmë ishte raportuar niveli historik, sipas raportit vjetor të Reporterëve pa Kufi (RSF).
Numri i gazetarëve të vrarë (57), kryesisht për shkak të luftës në Ukrainë, është gjithashtu në rritje krahasuar me vitin 2021 (48) dhe 2020 (50).
Më shumë se gjysma e gazetarëve të burgosur në botë më 1 dhjetor janë në këto pesë vende – Kinë (110), Mianmar (62), Iran (47), Vietnam (39) dhe Bjellorusi (31).
Irani është i vetmi që nuk ishte në atë listë të zezë vitin e kaluar, thekson organizata joqeveritare që ka publikuar raportin vjetor që nga viti 1995. Që nga fillimi i protestave në shtator, Irani ka burgosur një numër të paprecedentë punonjësish të medias në njëzet vitet e fundit.
Tridhjetë e katër gazetarët e rinj iu bashkuan trembëdhjetëve që ishin prapa hekurave edhe para protestës.
“Diktatura dhe regjimet autoritare po mbushin me shpejtësi burgjet me gazetarë,” paralajmëroi Christophe Deloire, sekretari i përgjithshëm i një organizate joqeveritare për mbrojtjen e lirisë së medias. Janë 78 gazetarë të burgosur këtë vit, më së shumti deri tani, dhe vitin e kaluar ishin 60.
“Në mesin e të burgosurve, pothuajse 15 për qind janë tani gazetare femra, dhe pesë vjet më parë ishin 7 për qind,” thotë RSF./Prishtinapress/