Princi Harry po dëshmon për të dytën ditë në Gjykatën e Lartë në Londër, si pjesë e çështjes së tij kundër mediave të grupit Mirror.
Harry thotë se mesazhet dhe telefonatat tij ishin hakuar që kur ai ishte adoleshent.
Këtë tezë princi e mbështet mbi disa artikuj, informacionet e të cilit sipas tij janë shkëmbyer vetëm me telefon.
Njëra prej tyre në shtatorin e vitit 2000 ku detajohen dy takime dreke, siç shkruhet aty me “shtatë bionde dhe dy meshkuj”.
Daily Mirror pretendon se ishte një fotograf që e zbuloi teksa e ndiqte.
Madje avokati i grupit Mirror, Andrew Green ka mbrojtur një tjetër artikull të vitit 1996 duke faktuar se Princ Harry nuk kishte telefon celular deri në 1998.
Por Harry thotë se ka përdorur një telefon fiks në shkollën e tij.
Bëhet fjalë për artikullin me titullin “Diana shumë e trishtuar në ditën e madhe të Harrit”, teksa shpjegohet përlotja e saj në ditëlindjen e të birit.
Sipas tij askush nuk kishte mundësi ta shikonte nënën e tij të pëlotur përveçse ta dëgjonte atë.
Dëshmia e tij do të fokusohet në 33 artikuj nga Daily Mirror, Sunday Mirror dhe The People, që përfshijnë ngjarje nga jeta e princit nga viti 1996 deri në 2009.