Konferenca e Sigurisë së Mynihit ku u bënë takime mes liderëve dhe përfaqësuesve të shumë vendeve u zhvillua më shumë tensione.
Por, kjo konferencë dhe këto momente tensioni nuk i kanë stepur aspak dy gazetarë të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) që këta të tallen me ministren Gërvalla dhe të përdorin gjuhë të rëndë fyese seksiste ndaj saj.
Dy gazetarë të RTK-së gjatë transemtimit live në RTK të pavetëdijshëm se biseda e tyre po transmetohet ata kanë folur për ministren Gërvalla.
Deri me tani nuk ka patur asnjë masë ndaj gazetarëve, asnjë raportim nga mediat e tjera për këtë episod të turpshëm duke e dënuar aktin e ulët të kolegëve, si dhe asnjë qëndrim nga ana e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.
Lidhur me këtë ka reaguar Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i cili e quajti gjuhë seksiste dhe të papranushmë.
“Gjuha e tillë karshi Zv. Kryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme, njëheri Drejtuese e GUXO Zj. Donika Gërvalla Schëarz, por edhe kujtdo tjetër, është denigruese, seksiste dhe e papranueshme.
“Gjuha e tillë nuk duhet të ketë vend në asnjë format, e lëre më në një platformë mediatike që për më tepër është institucion public”, thuhet në reagim.
Tutje ai bëri thirrje RTK-së që të distancohet nga kjo gjuhë.
“I bëjmë thirrje edhe Radio Televizionit të Kosovës që të distancohet nga kjo gjuhë, dhe këtë rast ta trajtoj me seriozitetin më të lartë, ashtu që të sigurohet që një nivel i tillë mendimi e diskutimi të mos tolerohet më kurrë”, thuhet ndër të tjerash.
Sa për prezantim me gjuhën e dy gazetarëve të RTK-së ne po ju paraqesim më poshtë disa çaste të transkripuar nga kjo bisedë, kurse për më shumë mund të dëgjoni duke klikuar në videon që gjendet poshtë sekuencës së shkëputur të bisedës:
Gazetari 1:
A, kjo Gërvalla a?
Gazetari 2:
E, ç’ajo!
(…) Atë s’e kisha lën as këtu përpara te rampa (te trau i hyrjes së institucionit) me ndejt, s’e kisha lën, pasha zotin!
Gazetari 1:
Ku m’e qit Donikën? As e bukur jo, as kurgjo…e q**a nonën!
Gazetari 2:
E q**a nonën bash!