Site icon PrishtinaPress

Gazetarët dalin nga Zveçani pas 3 orësh ngujimi, i përcolli një serb deri te veturat e tyre

Gazetari Xhemajl Rexha ka njoftuar se ai dhe kolegët e tjerë gazetarë, kanë arritur të largohen nga Zveçani pas 3 orësh ngujim.

Ai ka thënë se kishte gjuajtje të vazhdueshme me mjetë të ndryshme në drejtim të ndërtetës së komunës, ku ndodheshin gjatë kësaj kohe.

Pas 3 orësh njugim afër ndërtesës së komunës, me gjuatje të vazhdueshme të mjeteve të ndryshme jashtë, më në fund të gjithë gazetarët kanë arritur të largohen nga Zveçani dhe jemi të sigurt”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se ishte pronari serb i një kafeneje ai që i përcolli ata deri të veturat e tyre.

“E kjo u bë e mundur vetëm falë pronarit serb të kafenesë që u sigurua të na përcjellë të gjithëve deri te veturat tona, afër stacionit të Policisë”, ka shkruar në fund Rexha.

Exit mobile version