5.7 C
Pristina
Monday, January 27, 2025

Buy now

spot_img

Gazetares serbe i ndalohet hyrja në Kosovë, Qendra Evropiane e Medias kërkon llogari

Gazetarja e Radio Televizionit të Serbisë, Svetlana Vukmiroviq është ndaluar të hyjë në Kosovë. Në lidhje me këtë ka reaguar Qendra Evropian e Lirisë së Mediave.

ECPMF, i ka dërguar një letër tri institucioneve, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Institucionit të Avokatit të Popullit, duke i kërkuar shpjegime se pse iu refuzua hyrja e gazetares.

Kjo qendër kërkon nga institucionet e Kosovës, të sigurojnë që marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Serbisë dhe Kosovës., duke lejuar lirinë e lëvizjes respektohen pa përjashtim.

“Kërkojmë që autoritetet të sigurojnë që marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, duke lejuar lirinë e lëvizjes të respektohen të pa përjashtim”, thuhet në reagimin e Qendres Evropiane për Liri të Medias.

Vukmiroviq, u ndalua të hyjë në Kosovë më 1 maj 2023, me arsyetimin se ajo konsiderohet si kërcënim për rendin publik, sigurinë e brendshme, shëndetin publik. apo marrëdhëniet ndërkombëtare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img