Mbrëmjen e djeshme “France Football” kurorëzoi Cristiano Ronaldon si fituesin e ‘Topit të Artë’ por e përditshmja katalanase “Sport” në brendësi të lajmit ka një titull ofendues për portugezin.
“Cristiano fiton topin e Messit”, ishte titulli në brendësi të gazetës katalanase ndërsa në ballinën kryesore ishte titulli ‘Cristiano fiton padrejtësisht ‘Topin e Artë’.
Sipas gazetës portugezi nuk e ka pasur asnjë meritë individuale për këtë trofe, por e ka fituar atë falë sukseseve të Real Madridit dhe Portugalisë.