Roberto Moreno ka refuzuar ta marr drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Lajmin e ka bërë të ditur gazeta e njohur spanjolle “AS”, shkruan IndeksOnline.
Sipas gazetës, Moreno ka refuzuar ofertën e Kosovës dhe do të nis njëe avënturë në futbollin Rus, te skuadra e Sochit.
Sipas asaj që raporton “AS”, trajneri spanjoll do ta zgjedhë projektin e Sochit pavarësisht se ky ekip është në fund të ligës elitare ruse.
Pronarët e klubit janë të gatshëm ta zhvillojnë një projekt ambicioz me Morenon në krye.
Kujtojmë që ditë më parë, Moreno është takuar me Presidentin e FFK-së, Agim Ademi, ku I është ofruar puna si selektor i Kosovës./IndeksOnline/