Site icon PrishtinaPress

Gazeta prestigjioze gjermane: Kosova në konflikt me Amerikën, “Kurti po bën një gabim serioz”

Emisari i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nuk e ka pritur mirë vendimin e kryeministrtit të Kosovës, Albin Kurtit, për ta hequr vetëm pjesërisht taksën ndaj Serbisë. Grenell me një reagim të ashër në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se Albin Kurti po bën një gabim serioz.

Një përplasje e tillë s’ka kaluar pa u vërejtur edhe nga llupa e mediave më prestigjoze botërore.

Në një artikull të gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung të shkruar nga një prej gazetarëve më me nam të Gjermanisë, Michel Martens, thuhet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duket se po shkon drejt një konflikti të hapur më presidentin e SHBA’së, Donald Trump, duke qenë se nuk po i bindet Washingtonit për ta hequr menjëherë taksën pa kushte shtesë.

Një veprim i tillë kundërshtues të Kurtit, FAZ po e sheh si të pa precedent, duke kujtuar faktin se Kosova është çliruar dhe se ka fituar pavarësinë falë ShBA’së.

“Kjo nuk është parë asnjëherë më parë, sepse të gjithë kosovarët e dinë që Kosova u çlirua nga sundimi i Beogradit në vitin 1999 si pasojë bombardimeve të NATO-s dhe shpallja e pavarësisë e vitit 2008 ka ndodhur kryesisht për shkak të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në shkrim, transmeton Gazeta Express.

Tutje gazeta shkruan se s’ka ndodhur asnjëherë që një qeveri ta kundërshtojë hapur Washingtonin. Por sipas FAZ, ajo që ka bërë Kurti kur ka prezantuar planin e tij 7 pikësh për pezullim të përkohshëm të taksës është kundërshtim i SHBA’së dhe injorim i hapur i kërkesës amerikane për heqje të menjëhershme të taksës pa kushte shtesë.

Exit mobile version