Site icon PrishtinaPress

Gazeta greke: Dështojnë bisedimet, krijohet Shqipëria e Madhe dhe çka tani?

Gazeta më ndikim në Greqi “Kathimerini” analizon mundësinë nëse vije deri të dështimi i bisedimeve me Maqedoninë për zgjedhjen e problemit rreth emrit të saj.
Mossuksesi i bisedimeve do të thoshte se ky vend edhe më tej zyrtarisht do të njihej “Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë” ashtu siç është pranuar në OKB, por edhe nga vet Greqia.

Megjithatë, në marrëdhëniet e saj me më së paku 120 vende të cilat e kanë pranuar me emrin Kushtetues, ajo edhe më tej do të jetë vetëm “Republika e Maqedonisë”.

“Çfarë përfitojmë nëse nuk e pranojmë kompromisin për emrin”, për të cilin pikërisht po bisedohet, pyet gazeta greke qytetarët dhe përgjigjet: “Mbesim krenar kombëtar, sepse nuk e kemi ‘shitur emrin’”, transmeton lajmi.net.

E nëse aleatët megjithatë e ftojnë Maqedoninë në Samitin e NATO-s në korrik që ta bëjë kërkesën për pranim e “ne vendosim veto dhe Amerikanë e Evropianë e rrëzojnë atë dhe gjejnë mënyrë tjetër që të na anashkalojnë?”

Në këtë rast Maqedonia “sërish do t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, ku Greqia është akuzuar në vitin 2008 për shkak të vetos së kaluar, por asaj i janë falur sanksionet”.

Më pas, vazhdon gazeta, grupi i vendeve anëtare të OKB-së bën kërkesë që Maqedonia përfundimisht edhe atje të quhet ashtu siç quhet tash, “e kjo për neve është shuplakë”.

Në rast të dështimit të bisedimeve, ekzistojnë edhe mundësi më të këqija: “Qeveria e Zoran Zaevit bie, vendi i tij mbyllet në vete, kurse shqiptarët etnik dhe sllavomaqedonët aktivizohen dhe nisin forcën centrifugale, duke i shtyrë shqiptarët kah Tirana dhe Prishtina, kurse sllavomaqedonët kah Bullgaria”, shkruan “Kathimerini”.

“Vije (ndoshta) deri të ndarja “e butë” e shqiptarëve dhe sllavomaqedonëve, këta dy popuj u bashkohen qendra metropolitane kombëtare në fqinjësi, dhe me këtë hyjnë në NATO dhe BE”, shkruan gazeta athinase, shkruan lajmi.net.

Në këtë rast, “harta e Ballkanit ndërrohet në kufijtë tonë veriore (të Greqisë)… krijohet Shqipëria e Madhe dhe Bullgaria e Madhe, përzihen serbët dhe turqit, kurse ne (Greqia) ngutemi që t’ju japim ndihmë pakicës tonë prej 700.000 grekëve në BJRM, ashtu siç kanë theksuar folësit në protestën e Selanikut”, vikendin e kaluar.

Me këtë “aktivizohet efekti zinxhiror, efekti domino, si natë e ankthit”

Exit mobile version