Site icon PrishtinaPress

Gazeta gjermane i dedikon artikull lirisë së shtypit në Shqipëri: Rama nuk e duron dot median e lirë

Gazeta gjermane “FAZ” i ka dedikuar një artikull lirisë së shtypit në Shqipëri dhe marrëdhënieve të kryeministrit Edi Rama me median dhe gazetarët.

Sipas gazetës gjermane, mediat në Shqipëri janë kryesisht në duart e të pasurve, ndërsa thekson se politika dhe një grup sipërmarrësish ndikojnë drejtpërdrejt shtypin shqiptar.

Duke iu referuara deklaratës së presidentes së Komisionit të Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen, e cila tha se Shqipëria i plotësonte kriteret për hapjen e negociatave, gazeta gjermane vë në pikëpyetje transparencën e medieve në vendin tonë.

Ndërsa nënvizon faktin se Edi Rama nuk e duron dot median e lirë.

“’Ka një zemërim te thellë ndaj punës së medias së lirë: gazetarët përhapin qëllimisht lajme të rreme dhe gënjeshtra dhe shpifin politikanë dhe individë privatë në internet’, pohoi Rama gjatë fjalimit të tij të hapjes në Forumin Mediatik të OSBE-së në Evropën Juglindore në Tiranë tetorin e kaluar. Dëmi i shkaktuar ishte i ngjashëm me atë të shkaktuar nga propaganda naziste, pedofilia ose terrorizmi. Diku tjetër, kryeministri shqiptar identifikoi gazetarët si një nga shkaktarët e gjendjes se keqe te vendit”, shkruan gazeta gjermane./abcnews.al

Exit mobile version