Gazeta e njohur gjermane kritikon kosovarët

83
Advertisement

Në mesin e të kthyerve në Gjermani kosovarët e infektuar me koronavirus janë në krye të listës.

Advertisement

Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka kritikuar ashpër pakujdesinë e mërgimtarëve kosovarë gjatë vizitave familjare në Kosovë.

Kjo e përditshme akuzon kosovarët se po e vënë në sprovë tolerancën gjermane.Sipas “Frankfurter Allgemeine Zeitung” rritja e numrit të të infektuarve në mesin e të kthyerve në Gjermani nga pushimet, nuk ka të bëjë me turizëm klasik, sepse nga vendet tradicionale të turizmit si Spanja dhe Greqia numri i turistëve të infektuar është tepër i vogël. Më së shumti të infektuar janë duke u kthyer nga Kosova në Gjermani.

Kosova, shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, nuk është vend për të cilin përmallohen turistët gjermanë. Krahas Kosovës të infektuarit e tjerë që po kthehen në Gjermani janë nga Turqia, Bullgaria, Serbia, Bosnja dhe Kroacia.

“Me sa duket hotelet, restorantet dhe qiradhënësit e banesave për pushime kanë reaguar shumë më mirë kundër krizës së koronës se sa amvisëritë private. Sepse udhëtimet në Ballkan apo në Turqi, të cilat shfaqen në statistika, duket se janë ndërmarrje që nuk i shërbejnë qëllimeve turistike, por ritakimeve me familjarë”, shkruan “FAZ”.

Gazeta shton se askush nuk mund të kritikohet që viziton familjen në Kosovë apo gjetiu, por çfarë bie në sy është pakujdesia gjatë qëndrimit në vendin e origjinës.

Viktima janë ata që duan të shmangin një “Lockdown” të serishëm, pra një mbyllje të vendit. Pa marrë parasysh nga cili këndvështrim e shikojmë, toleranca po vihet në sprovë, shkruan “FAZ”.

PostAdssFotoja e reklamës