Site icon PrishtinaPress

Gazeta britanike promovon plazhet Shqipërisë: Zgjedhje fantastike për pushime vjetore

Kryeminstri shqiptar Edi Rama në rrjetin social Facebook ka shpërndarë një artikull të prestigjiozes britanike ‘’The Sun’’ e cila i ka dedikuar një artikull bregdetit shqiptar.

Rama tha se gazeta britanike i ka ofruar publikut të tyre një artikull promovues për bregdetin e Shqipërisë, shkruan lajmi.net.

‘’Gjiganti mediatik “The Sun” i ofron publikut britanik më të mirën e bregdetit shqiptar, duke u sugjeruar plazhet tona si alternativa më fantastike për pushimet në Mesdhe, për më tepër duke promovuar edhe lehtësinë e aksesit falë investimeve në infrastrukturë dhe së shpejti me aeroportin e Vlorës’’, ka shkruar Rama.

 

Exit mobile version